Berisha sërish ftesë forcave opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës

11 Shkurt 2026, 20:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha sërish ftesë forcave opozitare: Të bashkohemi kundër

Kryedemokrati, Sali Berisha ka bërë sërish thirrje për forcat opozitare dhe qytetarët, që të bashkohen, sipas tij kundër narkoregjimit të Edi Ramës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha thotë se kjo thirrje sipas tij nuk vjen si lideri i partisë më të madhe opozitare, por si qytetar, si shqiptari-shqiptarit.

“Le të bashkohemi” – Thirrja ime është për çdo forcë opozitare, për çdo opozitar të këtij regjimi, për çdo qytetar të këtij vendi, u bëj thirrje jo si lider i partisë më të madhe opozitare, por si qytetar, si shqiptari-shqiptarit!”,- shprehet Berisha.

Kjo thirrje e Berishës vjen një ditë pas protestës kombëtare të PD-së që u zhvillua në 10 shkurt te Kryeministria, në të cilën u regjistruan tensione.

Ndërkohë Berisha edhe më herët i ka thirrur forcat opozitare të bashkohen, por asnjë nga përfaqësuesit nuk ka pranuar.

Po ndodh...

ide