Era e fortë rrëzon kamionin pranë Kapshticës, bllokohet aksi Korçë–Kapshticë

11 Shkurt 2026, 21:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Era e fortë rrëzon kamionin pranë Kapshticës, bllokohet aksi

Një kamion është rrëzuar pasditen e së martës si pasojë e erës së fortë në afërsi të Kapshtica, duke u përplasur më pas me një mjet tjetër që po lëvizte në drejtim të Korçë.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, vetëm pak kilometra larg fshatit Belorta.

Raportohet se mjeti i tonazhit të rëndë ishte duke udhëtuar nga Korça drejt Kapshticës, kur për shkak të kushteve të vështira atmosferike është rrëzuar në rrugë.

Si pasojë, kamioni është përplasur me një automjet të vogël që po lëvizte nga Kapshtica në drejtim të Korçës.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.

Po ndodh...

ide