“Sa bukur një ndeshje pa VAR”, Gasperini: Malen më kujton Vialin, do të shënojë shumë gola

11 Shkurt 2026, 23:33 / SPORT ALFA PRESS

“Sa bukur një ndeshje pa VAR”, Gasperini: Malen më kujton

Trajneri i Romës shijon sulmuesin e tij të ri. “Isha shumë i bindur për cilësitë e tij”. Për VAR-in: “Sot asnjë ndërhyrje. Për mua kjo është maksimumi, do të thotë që arbitri i ka parë të gjitha episodet”. Roma rikthehet të imponojë forcën e saj me një Malen “ekstralarge” dhe me një paraqitje që asgjësoi një Kaljari që nuk hyri kurrë realisht në lojë. Në fund të ndeshjes, Gasperini buzëqeshi me kënaqësi dhe shijon barazimin në vendin e katërt së bashku me Juven.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Pjesa e parë ishte me ritme vërtet të larta dhe mund ta mbyllnim më herët. Kjo skuadër di gjithmonë të reagojë pas humbjeve”, tha Gasperini. Lavdërime ka edhe për Malen. “Isha shumë i bindur për cilësitë e tij, do të shënojë shumë gola në këtë kampionat”, thekson trajneri.

– “Ne duhet të jemi të zotë ta furnizojmë mirë, por kemi në repart cilësitë e nevojshme që përputhen me karakteristikat e tij. Po flasim për një lojtar me një repertor vërtet të gjerë. Ai si Van Basten? Krahasimi më i drejtë është me Vialin, sepse ka ato karakteristika në lëvizje dhe në krijimin e hapësirës”, vazhdoi më tej. Tani vjen supersfida me Napolin dhe Gasperini saktëson.

“Ne përpiqemi gjithmonë të jemi në nivelin e rivalëve. Interi tashmë është larguar, por ne luajmë shanset tona. Janë të gjitha skuadra me reparte sulmuese të forta, ndërsa ne kemi shpresën dhe dëshirën për të u rritur edhe më shumë. Ardhja e Malenit na jep shumë më tepër dhe shpresojmë të rikuperojmë lojtarë të rëndësishëm si Kone, Dibala apo Hermoso. Për të arritur objektiva të caktuara duhet të kesh një sulm produktiv, përndryshe nuk ia del”, vazhdon më tej trajneri i Romës.

BATUTA DHE VLERËSIME TË TJERA – Trajneri kthehet edhe me një batutë për raportin me Masarën. “Unë dhe ai bashkë në Shën Valentin? Shpresoj të ketë diçka më të mirë për të bërë, më propozoni diçka më interesante”, qesh Gasperini. Ai flet edhe për Palestran. “Është një lojtar top. Kemi filluar ta stërvitim me ekipin e parë që kur ishte 17 vjeç. Na dëmtoi fakti që Atalanta kishte ekipin U23 dhe ai luante pothuajse gjithmonë aty.

Por ajo përvojë në Serie C i bëri shumë mirë. Sot është rritur jashtëzakonisht shumë, po luan si një futbollist i rëndësishëm”, thotë trajneri i Romës. Sërish për VAR-in, por Xhanpaolo ka disa fjalë. “Sa bukur, asnjë ndërhyrje. Për mua kjo është maksimumi, do të thotë që arbitri i ka parë të gjitha episodet. Nuk ka gjithmonë nevojë për kamera”, mbylli Gasperini.

Po ndodh...

ide