Ra në një shatërvan në Greqi, si paraqitet gjendja e 2-vjeçares shqiptare

11 Shkurt 2026, 19:40 / BOTA ALFA PRESS

Ra në një shatërvan në Greqi, si paraqitet gjendja e

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar në pak ditë më parë në Greqi, ku  një 2-vjeçare shqiptare ra në një shatërvan me ujë në zonën e Kallitheas.

Sipas raportimeve në mediat greke, ngjarja ndodhi gjatë një momenti kur fëmija ishte larguar nga vëmendja e prindërve, të cilët ndodheshin në një ambient pranë sheshit.

Fillimisht, gjendja e vogëlushes u raportua kritike, për shkak të mungesës së oksigjenit, por sipas informacioneve të fundit ajo ka shfaqur shenja përmirësimi dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Sakaq një dëshmitar okular ka rrëfyer momentet e para pas incidentit të rëndë. Ai tregoi se gjithçka ndodhi brenda pak minutash.

Rastësisht po kaloja nga zona, pasi jetoj këtu. Në fillim nuk pashë askënd. Kur u ktheva, të gjithë ishin mbledhur. Kuzhinieri i një kafeneje po përpiqej ta sillte në jetë. Dëgjoheshin britmat e prindërve dhe fëmijëve”, u shpreh ai.

Sipas dëshmitarit, një grua telefonoi menjëherë shërbimin e urgjencës, ndërsa një patrullë policie që kalonte aty pranë u ndal për të dhënë ndihmë.

Ai përshkroi një situatë paniku dhe përpjekjesh të vazhdueshme për rreth 40 minuta për ta rikthyer fëmijën në jetë, deri në momentin kur ajo u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa prindërit janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje në lidhje me rastin.

Po ndodh...

ide