
Mitsotakis shpall masa ekonomike të përhershme/ Qira falas, ndihma për pensionistët dhe rritje investimesh

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, përmes një mesazhi televiziv drejtuar qytetarëve, ka shpallur një paketë të re masash ekonomike të përhershme me vlerë 1.1 miliardë euro, për të mbështetur 2.7 milionë qytetarë. Ky vendim vjen pas regjistrimit të një suficiti rekord për vitin 2024.
Sipas Mitsotakis, paratë do të shkojnë kryesisht për tre sektorë: lehtësimin e qiramarrësve, mbështetjen e pensionistëve dhe shtimin e fondeve për investime publike. Ai theksoi se me përmirësimin e ekonomisë greke, duhet të ndihen edhe përfitime të drejtpërdrejta nga qytetarët.
“Unë e di se sa e vështirë është të kalojnë muajin bashkëqytetarët tanë që jetojnë me qira dhe lehtësimi i tyre është prioriteti im i parë. Prandaj vendosëm që çdo vit dhe konkretisht në muajin nëntor shteti t’u kthejë qiramarrësve një qira të plotë, për t’u lehtësuar shpenzimet”, u shpreh kreu i qeverisë greke
Këto masa u shpallën menjëherë pas publikimit të të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, i cili bëri të ditur se Greqia ka arritur një suficit primar prej 4.8% të PBB-së (11.4 miliardë euro) dhe një suficit fiskal përfundimtar prej 1.3%, çka e lejon përdorimin e suficitit shtesë këtë vit, sipas rregullave të reja të BE-së.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128