
Ylli i “American Pie” humb 16 kilogramë: Kisha probleme me kolesterolin

Jason Biggs thotë se humbi 16 kilogramë për shkak të problemeve shëndetësore.
“Kam pasur probleme me kolesterolin. Ndoshta për shkak të sasisë së akullores që haja”, tha aktori 46-vjeçar për Page Six.
Ai shtoi se ndryshoi dietën e tij dhe filloi të ushtrohej. Pranon se iu desh “disa kohë” për të rënë në peshë.
Jim nga “American Pie” ka folur më parë për shëndetin e tij, duke përfshirë luftën me alkoolin.
“Unë do të shkoj në terapi dhe do të punoj për veten time”, tha ai gjatë një paraqitjeje në mars 2024 në podcastin ‘All the Fails’, të organizuar nga gruaja e tij Jenny Mollen.
“Dikur dehesha aq sa të shkëputesha nga jeta, të largohesha nga momenti i tanishëm dhe të mos isha i pranishëm në një mënyrë që do të më bënte të ndihesha”, shtoi ai.
Biggs pohoi se ai e fshehu alkoolin nga gruaja e tij dhe se ajo kurrë nuk e vuri re.
Biggs dhe Mollen (45 vjeçare) u martuan në vitin 2008. Ata kanë dy djem – Sid (11 vjeç) dhe Lazlo (7 vjeç).
Jason Biggs u bë i famshëm globalisht si Jim Levenstein, adoleshenti i dashur në komedinë “American Pie”.
Filmi pati një sukses të madh dhe Biggs e ripërsëriti rolin në të gjitha vazhdimet.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128