
“Ilir Vrenozi është njishi i PD”, Rama nga Skrapari: E patë si u ekzaltua gjithë salla kur ai bënte iluzione erotike për mua?

Nga takimi me qytetarët në Skrapar, kryeministri Edi Rama ironizoi sërish deklaratat e Ilir Vrenozit dje nga Korça.
Rama tha se Ilir Vrenozi është ‘njishi i vërtetë i Partisë Demokratike dhe fjalët e tij janë programi i demokratëve’.
“Ti mund të pëlqesh Ilir Vrenozin, e patë apo jo? Ai është njishi i vërtetë i PD.
Fjalët e tij janë programi i PD, ajo është fryma. E patë si ekzaltua gjithë salla kur ai bënte aluzione erotike për mua?
Sepse këneta e ka shuëm thellë kompleksin e inferioritetit prandaj bën ashtu. Nuk lanë rast pa u munduar të më hedhin një dritë sikur unë kështu e unë ashtu.
Të jetosh buzë kanioneve dhe të ëndërrosh kënetën. Ilir Vrenozi është e ardhmja e kënetës.
Në Parisin e vogël, në qytetin e serenatave, që mbante era Evropë dje e patë kush e mori pushtetin në opozitë, Ilir Vrenozi, bufi dukej i larguar, defacto duket i larguar, pas 11 majit do shikoni që Vrenozi do pushtojë Tiranën.
Tek agresiviteti dhe brutaliteti qëndron thelbi, të gjitha këto janë ballo me maska, janë lodra, e hëngri populli shqiptar, por në të vërtetë populli s’e ka ngrënë asnjëherë“-u shpreh Rama.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128