
“Vrapova brenda duke bërtitur …”, Morena Taraku e përjeton keq tërmetin në Turqi, ishte në spital me të atin

Modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka reaguar për herë të parë pas tërmetit që goditi sot Turqinë.
Përmes një postimi në Instagram Story, Taraku ka konfirmuar se ajo është shëndosh e mirë.
Në momentin kur ndodhi tërmeti, ajo thotë se ishte në spital me babain e saj dhe se u frikësua shumë për të.
“Isha me babain në spital, pak metra larg tij, kur e ndjeva tërmetin. Vrapova brenda duke bërtitur “babi, babi”, derisa e kapa dorën e tij dhe dolëm jashtë. Ngjarja ishte e papërshkrueshme, ju betohem që ishte si një film. Zoti e bekoftë! S’e kam imagjinuar kurrë që, nëse ballafaqohem me vdekjen, do të shkoja pa të. Nuk di ç’të them tjetër. Zoti i mbrojtë të gjithë dhe shpresoj që diçka më e keqe të mos ndodhë kurrë. Jam akoma e traumatizuar, por jemi mirë. Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe dashurinë”, shkroi Taraku.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128