Tom Doshi për Benet Becin: Si mund të drejtojë fushatën kur ka vjedhur qytetarët?!

23 Prill 2025, 17:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Tom Doshi për Benet Becin: Si mund të drejtojë fushatën kur

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi gjatë një takimi elektoral ka sulmuar kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin.

Gjatë një takimi elektoral në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Doshi nuk e përmendi me emër, por iu adresua duke i përmendur postin që Benet Beci mban. Sipas Tom Doshit, fushatën e socialistëve në Shkodër nuk mund ta drejtojë një person që është nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Të vjen zor kur shikon gjysmën e qeverisë në burg dhe nën hetim. Shumë kush thotë pse po e sulmon qeverinë? Ne nuk mund ta marrim në mbrojtje, njerëzit që vjedhin qytetarët, nuk i përkasin Shqipërisë. Rasti tjetër, kryetari i bashkisë Shkodër është i pandehur, si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët?!”, tha Tom Doshi.

 

 

Po ndodh...