“Mundësi zhvillimi në fushën e industrisë”/ Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin e dronëve

Turqia është e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në fushën e mjeteve ajrore pa pilot (UAV), duke hapur rrugën për zhvillim dhe prodhim të përbashkët në industrinë e mbrojtjes. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili vlerësoi se një partneritet i tillë mund të krijojë mundësi të rëndësishme për të dyja vendet.
Fidan theksoi se Turqia është shndërruar në një nga prodhuesit më të rëndësishëm të dronëve në nivel ndërkombëtar dhe se Ankaraja synon të forcojë më tej bashkëpunimin me Tokion në sektorin e mbrojtjes.
“Turqia dhe Japonia kanë kapacitete plotësuese dhe ne besojmë se ekziston një potencial i fortë për bashkëpunim të dobishëm reciprokisht”, deklaroi ai.
Sipas kryediplomatit turk, vendi ka zhvilluar aftësi të avancuara dhe të testuara në terren në fushën e sistemeve ajrore pa pilot, si dhe në teknologjitë për zbulimin dhe neutralizimin e dronëve, të cilat mund të shërbejnë si bazë për projekte të përbashkëta me Japoninë.
Përveç industrisë së mbrojtjes, Fidan nënvizoi se ekzistojnë mundësi të mëdha bashkëpunimi edhe në sektorë të tjerë strategjikë, si energjia, transformimi digjital, robotika dhe teknologjitë e avancuara.
Ai shtoi se të dy vendet mund të përfitojnë nga ndërtimi i zinxhirëve më elastikë të furnizimit dhe nga shkëmbimi i ekspertizës teknologjike, duke theksuar se potenciali aktual i bashkëpunimit mes Turqisë dhe Japonisë mbetet ende larg shfrytëzimit të plotë.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128