Video/ Çmenduri në Paris, mbi 1,000 tifozë në radhë për fanellën e re, flenë jashtë dyqanit të PSG-së

31 Maj 2026, 15:48 / SPORT ALFA PRESS

Video/ Çmenduri në Paris, mbi 1,000 tifozë në radhë

Një fluks i jashtëzakonshëm është regjistruar përpara dyqanit zyrtar të PSG-së në kryeqytetin francez.

Mbi 1,000 tifozë janë dyndur në pritje për të siguruar të parët fanellën e re të skuadrës me dy yje mbi stemë. Pasioni ka kaluar çdo limit, pasi shumë prej mbështetësve kanë mbërritur në ambientet jashtë dyqanit që prej mesnatës dhe kanë fjetur në trotuar vetëm për të mos humbur radhën.

Atmosfera po bën xhiron e rrjetit, duke treguar edhe një herë tjetër entuziazmin e madh të rrethit të tifozëve parisienë për këtë edicion të ri.

Më poshtë ndiqni pamjet nga situata aktuale jashtë dyqanit:

 

Po ndodh...

ide