
Ndërkombëtaret mbështesin idenë e LDK, analistët: Qeveria tranzitore shpëton vendin nga kriza politike

Propozimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për një qeveri uniteti për zgjidhjen e krizës ka ngjallur reagime të ndryshme në skenën politike.
Ideja për një kabinet tranzicioni deri në zgjedhjen e presidentit vitin e ardhshëm, ka marrë dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve, sipas asaj që vlerësojnë analistët. Profesor Dashamir Bërxulli, thotë për A2 CNN, ky lloj opsioni nuk ka marrë pëlqimin e përgjithshëm.
Analisti Arbër Sadikaj, thekson për A2 CNN, se LDK-ja e ka konsultuar këtë opsion edhe me miqtë ndërkombëtarë.
Profesor Bërxulli këshillon që nëse krijohen kushtet për një qeveri tranzitore, ajo duhet të përbëhet nga ekspertë dhe politikanë që kanë qëndrime neutrale.
Analisti Sadikaj argumenton se spektri politik në Kosovë ka frikë për të formuar një qeveri me dy parti të mëdha nga barra e rëndë e punëve që i presin.
Sipas propozimit të kreut të LDK-së, qeveria e tranzicionit do të kishte një kryeministër unifikues dhe qeverisja e tij do të zgjaste deri në kohën kur vendi duhet ta zgjedhë presidentin e ri, pra në prill të vitit 2026.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128