
“Prehu në paqe Papa Françesku”, presidenti Trump reagon për ndarjen nga jeta të kreut të Kishës Katolike

21 Prill 2025, 15:08 / BOTA

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka reaguar për ndarjen nga jeta në moshën 88-vjeçare të Papa Françesku.
Në rrjetin e tij social Truth, Trump shkruan ”Prehu në paqe Papa Françesku! Zoti e bekoftë atë dhe të gjithë ata që e deshën atë!”
Papa Françesku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Romë, në moshën 88-vjeçare. Vetëm pak ditë më parë ai kishte dalë nga spitali, ku qëndroi prej disa muajsh.
Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ai kremtoi Pashkën në Vatikan, ku u lut për çarmatimin dhe mbështetjen ndaj emigrantëve.
Dy ditë më parë Papa Françesku u takua në një audiencë në Vatikan, edhe me zv.presidentin amerikan JD Vance.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128