
Pse mendojnë njerëzit se Elon Musk është babai i binjakëve të Amber Heard?

Amber Heard befasoi ndjekësit e saj me një postim të ndjerë në Ditën e Nënës, ku zbuloi se është bërë nënë e binjakëve një vajzë me emrin Agnes dhe një djalë të quajtur Ocean.
Aktorja e njohur nga filmi “Aquaman” ndau një foto të këmbëve të tre fëmijëve të saj, duke e përshkruar momentin si “plotësimin e familjes për të cilën kam ëndërruar prej vitesh”.
Heard, tashmë 38 vjeç, është nënë e tre fëmijëve të lindur përmes një nëne zëvendësuese një rrugëtim që ajo e përshkruan si ndër më të thellët dhe të vetëdijshmit që ka ndërmarrë ndonjëherë.
Por sapo ndau lajmin e lumtur, rrjetet sociale shpërthyen me spekulime. Identiteti i babait të binjakëve mbetet i panjohur dhe si në të shkuarën, emri i Elon Musk është rikthyer në qendër të vëmendjes.
Amber dhe Elon patën një lidhje mes viteve 2016-2018. Gjatë gjyqit të bujshëm mes Heard dhe ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp, u përmend një konflikt i mundshëm mes Heard dhe Musk lidhur me embrione të ngrira. Sipas një raporti të vitit 2022, Musk kishte kërkuar që ato të shkatërroheshin, ndërsa Heard kishte insistuar për t’i ruajtur një detaj që ka ndezur dyshimet e fansave për një lidhje të mundshme mes tij dhe fëmijëve të saj.
Ashtu si me vajzën e saj të parë, Oonagh (lindur në vitin 2021), Amber nuk ka zbuluar identitetin e babait dhe nuk duket e gatshme ta bëjë as këtë herë. E vetmja gjë që ndan me botën është se tani zemra dhe duart e saj janë më të mbushura se kurrë, me atë që ajo e quan me dashuri “Heard gang”.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128