Putini propozon bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën: Të mbahen më 15 Maj në Stamboll! Por cilat janë reagimet?

11 Maj 2025, 15:22 / BOTA ALFA PRESS

Putini propozon bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën: Të

Në reagimin e tij të parë, presidenti i Francës Macronnuk ishte i kënaqur me propozimin e Putinit për bisedime të enjten, me 15 maj. Ai dhe kreu i Ukrainës Zelensky kanë kërkuar që fillimit të vendoset armëpushimi e pastaj të fillojnë bisedimet. Të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe kancelari Merz.

Krerët e vendeve të tjera që ishin në Ukrainë kanë kërkuar që armëpushimi të vendoset menjëherë dhe jo që armëpushimi  të negociohet në bisedimet e mëvonshme. Ndryshe, vendet perëndimore kanë kërcënuar me sanksione masive ndaj Rusië.

Trump: “Na pret një javë e madhe”

Turqia mban marrëdhënie të mira si me Moskën ashtu edhe me Kievin, gjë që e nxjerr edhe një herë në pah atë si një partner neutral ideal për një paqe shumë të nevojshme.

Pavarësisht kundërshtimeve të disa evropianëve, siç është presidenti Macron, përgatitjet për një armëpushim kanë filluar tashmë. Ministria turke e Mbrojtjes ka deklaruar se mund të kontribuojë në rast të një armëpushimi midis Ukrainës dhe Rusisë.

Në mars, përfaqësues ushtarakë nga Ukraina, Britania, Franca dhe Turqia u takuan në Turqi dhe diskutuan sigurinë në Detin e Zi në rast të një armëpushimi ruso-ukrainas.

Presidenti Trump flet për “një ditë potencialisht të rëndësishme për Rusinë dhe Ukrainën”, duke shtuar se do të vazhdojë të punojë me të dyja palët. Sipas tij,  “kemi një javë të rëndësishme përpara nesh”.

Zelensky e mirëpret iniciativën, por…

Presidenti ukrainas Zelensky shprehu kënaqësinë e tij që Rusia më në fund po kërkon mënyra për t’i dhënë fund luftës. Por ai theksoi se duhet të ketë një armëpushim përpara se të fillojnë bisedimet e paqes.

Duke e quajtur këtë një “shenjë pozitive”, ai tha: “E gjithë bota e ka pritur këtë për një kohë të gjatë. Hapi i parë për t’i dhënë fund vërtet çdo lufte është një armëpushim.”/DW

 

Po ndodh...