Rimëkëmbje e fortë në tregjet evropiane pasi Trump ngriu tarifat për 90 ditë

10 Prill 2025, 15:32 / BOTA ALFA PRESS

Rimëkëmbje e fortë në tregjet evropiane pasi Trump ngriu

Tregjet evropiane shënuan një rritje të fortë të enjten, pas vendimit të Donald Trump për të pezulluar për 90 ditë tarifat shtesë ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së, me përjashtim të Kinës.

Indeksi pan-evropian Stoxx 600 u rrit me 4.93%, me fitime të gjera në të gjithë sektorët, veçanërisht në bankë, teknologji dhe industri.

Bursat kryesore evropiane regjistruan rritje të ndjeshme:

• DAX (Gjermani): +5.29%
• CAC 40 (Francë): +5.02%
• FTSE 100 (Britani): +4.19%
• IBEX 35 (Spanjë): +5.03%
• FTSE MIB (Itali): +6.16%
• Bursa e Athinës: +4.57%

Edhe tregjet e Azi-Paqësorit patën rritje të ndjeshme:

• Nikkei 225 (Japoni): +9.13%
• Kospi (Kore e Jugut): +6.31%
• ASX 200 (Australi): +4.54%

Ndërkohë, çmimet e naftës ranë me rreth 1% për shkak të tensioneve në tregtinë SHBA-Kinë, ndërsa ari u rrit me 1.2%, duke reflektuar kërkesën për asete të sigurta në mes të paqëndrueshmërisë së tregjeve.

Në një javë me lëvizje të forta, këto rritje pasojnë një rënie të mëparshme prej 3.5% të indeksit Stoxx 600, që ishte niveli më i ulët që nga janari 2024.

 

Po ndodh...

ide