Tragjedi në Kolumbi, rrëzohet avioni me 110 ushtarë në bord
23 Mars 2026, 17:45 / BOTA

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbisë është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit.
Sipas Reuters, avioni i prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin, C-130 Hercules, me më shumë se 110 ushtarë në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar.
Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në vend, ndërsa priten detaje të mëtejshme nga autoritetet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë ajror.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128