“Ky është Parlamenti i kusarëve!”- Berisha nga Foltorja: Kryehajduti i kombit ka përjashtuar opozitën! Rrëzoi çdo Komision hetimor e interpelancë të kërkuar! Edhe Niko Peleshi…

23 Mars 2026, 19:09 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ky është Parlamenti i kusarëve!”- Berisha nga

Kreu i selisë blu, Sali Berisha, akuzoi sot (23 mars) nga podiumi i Foltores para Kryeministrisë, mazhorancën socialiste dhe kreun e saj Edi Rama, se kanë përjashtuar opozitën nga çdo nismë e kërkuar në mënyrë kushtetuese dhe ligjore.

Ai e cilësoi si “Parlamenti i kusarëve”, kurse kryeministrin e quajti “Kryehajdut të kombit”.

Berisha tha se opozita ka 7 muaj që dorëzon kërkesa në Kuvend, por mazhoranca i rrëzon, madje nga frika, edhe kryeparlamentari Niko Peleshi nuk i mori deputetët e PD-së në vizitën e tij në Gjermani.

“Pas 11 majit, farsës më të shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit, kanë kaluar 7 muaj, në Tiranë është instaluar një parlament, ftoj qytetarët, ata 600 mijë shqiptarë, që në kushte terrori, votuan për deputetët e opozitës, t’i bëjnë pyetje vetes, cili është roli i këtyre deputetëve në Parlament? Ky rol është zero, zero, zero! Sovrani i ka caktuar në parlament që t’i kërkojë llogari qeverisë për qëndrimet e saj. Shtatë muaj ka që kryehajduti i kombit refuzon çdo pyetje dhe interpelancë në parlament, pavarësisht ligjit dhe kushtetutës. Deputetët janë të detyruar të ngrenë komisione parlamentare, për t’i paraqitur qytetarëve vjedhjet, fajet, gabimet e qeveritarëve. Por për herë të parë në histori nuk lejohet asnjë komision parlamentar në Kuvend”, tha Berisha mes të tjerash.

Lideri i opozitës shpjegoi se ata kanë kërkuar ligje dhe amendamente, por edhe ato nuk janë lejuar në Parlament. Por mazhoranca “kusarë” sipas tij i ka përjashtuar nga çdo nismë.

“Aty deputetët paraqesin ligje dhe amendamente në emër të qytetarëve, por asnjë prej tyre nuk paraqitet aty, të propozuara nga opozita. Parlamenti përfaqëson pushtetin që buron nga vota e qytetarëve, por ky Parlament përfaqëson vetëm kusarët, pasi opozita është e përjashtuar nga çdo përfaqësim”, tha ai.

Në fund Berisha tregoi historinë me kryeparlamentarin Peleshi, që përjashtoi deputetët e opozitës nga agjenda e vizitës në Bundestagun gjerman.

“Ja një histori e fundit, Niko Peleshi do udhëtonte në Gjermani për të takuar kreun e Bundestagut dhe aty do të shkonin edhe deputetë nga opozita siç është rregulli. Mjaftoi që unë t’i kërkoja deputetëve të mi që t’ia rreshtonin atje të gjitha, por ai iku pa asnjë deputetë të Partisë Demokratike”, tha kryedemokrati.

Po ndodh...