Trump mesazh Teheranit: Asnjë marrëveshje me Iranin, vetëm dorëzim pa kushte dhe pastaj do të zgjedhim udhëheqësin e ri

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të ashpër ndaj regjimit të Teheranit përmes një postimi të ri në rrjetin social Truth Social.
Trump theksoi se i vetmi skenar që Shtetet e Bashkuara mund të pranojnë është një “dorëzim pa kushte” nga ana e Iranit.
Sipas tij, pas këtij hapi do të pasojë procesi për zgjedhjen e një lideri të ri ose një grupi drejtuesish, që do të mbushin boshllëkun e krijuar pas vdekjes së Ali Khamenei.
Në deklaratën e tij, presidenti amerikan përfshiu edhe aleatët, duke nënvizuar se ata do të punojnë së bashku për të ndërtuar të ardhmen e Iranit pas ndryshimeve politike. Në të njëjtën kohë, Trump prezantoi edhe një slogan të ri: “Bëjeni Iranin të Madhërishëm Përsëri (MIGA!)”, një parafrazim i sloganit të njohur “Make America Great Again (MAGA)”.
Në këtë mënyrë, Trump sinjalizoi se vizioni i tij për Iranin përfshin një transformim të thellë politik, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128