Trump paralajmëron Iranin: Negocioni, ose do të përballeni me probleme që s’janë parë ndonjëherë

21 Prill 2026, 10:05 / BOTA ALFA PRESS

Trump paralajmëron Iranin: Negocioni, ose do të përballeni me

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është i bindur që Irani do të nisë negociatat, duke shtuar se përndryshe vendi “do të përballet me probleme serioze”.

Në një lidhje telefonike me programin radiofonik The John Fredericks Show, Trump tha: “Epo, ata do të negociojnë, dhe nëse nuk e bëjnë, do të përballen me probleme që nuk janë parë kurrë më parë”.

Trump shtoi se “shpresoj që të arrijnë një marrëveshje të drejtë dhe të rindërtojnë vendin e tyre, por kur ta bëjnë këtë nuk do të kenë armë bërthamore. Nuk do të kenë qasje në armë bërthamore, as ndonjë mundësi për t’i pasur ato. Dhe ne nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë. Kjo mund të nënkuptojë shkatërrimin e botës, dhe ne nuk do ta lejojmë këtë”.

 

Po ndodh...

ide