"Hodhën molotovë nga tarracat mbi protestuesit dhe helme", Berisha akuza policisë: Protesta tjetër do të jetë…

21 Prill 2026, 13:21 / POLITIKË ALFA PRESS

"Hodhën molotovë nga tarracat mbi protestuesit dhe helme",

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vazhdojë të organizojë protesta paqësore, duke akuzuar se në protestën e fundit janë përdorur mjete të rrezikshme ndaj protestuesve.

Berisha tha se gjatë protestës janë hedhur “granata, lëndë kimike me rrezik të lartë, mjete verbuese dhe substanca toksike”, si dhe shishe molotov nga taracat, të cilat sipas tij kanë rënë mes protestuesve. Ai theksoi se për këto veprime “ka dëshmitarë”.

Jemi për protesta paqësore. Në protestën e fundit janë përdorur granata, helme me rreziqe të larta, verbues ariu dhe helme të tjera toksike, janë hedhur nga taracat shishe molotov në mes të protestuesve. Kanë hedhur, ka dëshmitar. Herën e fundit Skënder Balluku, një mercenar krimi i Lubisë mendoi se do të mbyllte çështjen Rama Balluku me akte shtazëria kundër protestuesve e garantoj se do të jetë përgjegjës për çdo gjë. Opozita nuk mposhtet. Opozita tjetër do të jetë shumë shpejt dhe do të jetë më madhështorja që ka njohur vendi.”, tha ai.

 

Po ndodh...

ide