Berisha: Mafia më e rrezikshme është ajo e fjalës së lirë me mercenarë të tipit Baton Stanishiç!

Sali Berisha ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë dhe mediave, duke i cilësuar si pjesë të një “mafie të fjalës së lirë” që, sipas tij, manipulon opinionin publik.
Në një deklaratë për mediat, ai bëri thirrje për bashkimin e opozitës në një front të përbashkët kundër Edi Rama, duke theksuar se synimi kryesor mbetet garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Fiorenca Cana, ORA NEWS: Zoti Berisha, në përfundim të protestës së 17 prillit, ju deklaruat se do bëni gjithçka për t’u bashkuar në një front të përbashkët me të gjitha forcat e tjera opozitare. Çfarë nënkuptoni me gjithçka?
Sali Berisha: Ne besojmë se ekziston një bazë reale bashkëpunimi dhe bashkërendimi për të gjithë opozitën shqiptare. Për çdo opozitar në historinë e kombit, nuk ka pasur pas Enver Hoxhës një armik të dytë të shqiptarëve si Edi Rama. Opozitarë të vërtetë.
Nuk ka pasur kurrë një regjim plaçkitës si ky.
Nuk ka pasur kurrë një armik të votës së lirë siç është ky.
Nuk ka pasur kurrë një qeveri të lidhur kokë e këmbë me krimin, drogën.
Dhe në këtë kuadër, të krahasosh të pakrahasueshmet, të krahasosh qeverinë apo kryeministrin me opozitën dhe liderin e saj, më së paku je një viktimë e mjerë e propagandës, përndryshe je një shërbëtor i pashpresë i qeverisë.
E them këtë sot sepse siç e dëgjoni ju, mafia më e rrezikshme e Shqipërisë është mafia e fjalës së lirë, e trillimit dhe manipulimit.
Ajo përbëhet nga disa elementë mafiozë të blerë nga qeveria.
Nga disa mercenarë të fjalës së lirë të tipit Baton Stanishiç, që pasi ka mbrojtur për 12 vite, pasi ka mashtruar shqiptarët, po nuk është i vetëm, janë disa, tani gjen si mburojë të krahasojë të pakrahasueshmen.
Krahasojnë qeverinë me opozitën që lufton çdo ditë kundër saj.
Sulmojnë protestën e opozitës sepse ushqehen si zhaba me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Pra, në këto rrethana, uroj që asnjë opozitar të mos bjerë viktimë e kësaj propagande, por të gjejë kurajën, frymën e bashkimit dhe bashkëpunimit.
Qëllimi ynë më i parë dhe më kryesor duhet të jetë t’u garantojmë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Dhe me Edi Ramën, vetëm puthadorët e Edi Ramës mund të imagjinojnë diçka të tillë.
Ne, po në zgjedhje, kemi ofruar listën e hapur proporcionale të pastër kombëtare me një prag të përcaktuar jo nga ne si PD, por parti tjetër.
Në sistemin zgjedhor pra, me qëllimin më të mirë për një bashkim të opozitës, gjykoj se kemi bërë lëshimin maksimal dhe të drejtë.
Pse?
Sepse ky bashkim duhet të jetë mbi bazën e kontributeve reale të secilës parti.
Dhe kjo shumë shpejt do konkretizohet.
Ky propozim i tyre është shqyrtuar nga koalicioni ynë dhe është pranuar nga koalicioni.
Urojmë që çdo forcë politike opozitare, e cila gjen aty të ndershmen dhe të drejtën, bashkimin mbi bazën e kontributit real.
Të bashkohemi, të krijojmë një front të gjerë të përbashkët kundër kësaj qeverie për të kthyer votën e lirë dhe për të larguar nga pushteti Edi Ramën.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128