U largua nga posti i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Donald Trump zbulon pozicionin e ri për Mike Waltz!

1 Maj 2025, 21:39 / BOTA ALFA PRESS

U largua nga posti i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare,

Pas raportimeve për largimin e Mike Waltz nga posti i këshilltarit të lartë për Sigurinë Kombëtare, presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se ai do ta nominojë Waltzi për ambasador të SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se do të emëroj Mike Waltzin për të qenë ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Që nga koha e tij në uniformë në fushën e betejës, në Kongres dhe, si këshilltari im për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë në plan të parë interesat e kombit tonë”, ka shkruar Trump.

Ndërkaq, sipas Trump, posti i këshilltarit të lartë të Sigurisë Kombëtare do t’i dorëzohet përkohësisht, Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

“Në ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit. Së bashku, ne do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për ta bërë Amerikën dhe botën përsëri të sigurt. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje!”, ka shtuar presidenti amerikan.

 

Po ndodh...