U tha se shënjestra ishte Mesdheu, AFP sqaron situatën: Turqia nuk ishte qëllim i raketës iraniane, objektiv ishte...
4 Mars 2026, 14:28 / BOTA

Turqia “nuk ishte shënjestër” e një rakete të lëshuar nga Irani, që shkonte drejt hapësirës ajrore turke, e cila u shkatërrua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s, tha një zyrtar turk për agjencinë e lajmeve AFP të mërkurën.
“Ne besojmë se synonte një bazë në Qipron Greke, por doli nga drejtimi”, tha zyrtari turk.
Raketa iraniane u shkatërrua në ajër nga forcat mbrojtëse të NATO-s teksa u pikas mbi hapësirën ajrore të Turqisë.
Sakaq, Ankaraja zyrtare u shpreh se rezervon të drejtën të përgjigjet ndaj veprimeve kërcënuese ndaj vendit.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
