Zgjedhja e Papës/ Kardinalët futen për votimin e radhës, mund të kemi tym të bardhë këtë mbrëmje

8 Maj 2025, 16:59 / BOTA ALFA PRESS

Zgjedhja e Papës/ Kardinalët futen për votimin e radhës,

Sot është dita e dytë e Konklavës për zgjedhjen e Papës së ri. Seanca e tretë e votimit fillon pas pak, pasi tymi i dytë i zi mbërriti në orën 11:51 të paradites, pas atij të djeshëm.

Të mërkurën 133 kardinalët zgjedhës  mbetën të mbyllur në Kapelën Sistine për më shumë se tre orë përpara se të dërgonin sinjalin se askush nuk kishte marrë vota të mjaftueshme për të pasuar Papa Françeskun. Dhe sot i njëjti rezultat, por dy votimet e planifikuara për këtë pasdite mund të jenë përfundimtare.

Sot në Sheshin e Shën Pjetrit të paktën 12 mijë besimtarë qëndruan me shikimin lart duke parë nga oxhaku.

Kardinalët zgjedhës po mbërrijnë në Kapelën Sistine për seancën e tretë të shqyrtimit për zgjedhjen e Papës së 267-të në histori. Këtu, pasdite, do të zhvillohen votimet e katërta dhe të pesta, në pritje të tymit të ri, pas dy të parave të zeza dje dhe këtë mëngjes. Në rast të një rezultati pozitiv në votimin e katërt, tymi do të jetë rreth orës 17:00. Përndryshe, do të ketë ende tym (të bardhë ose të zi) rreth orës 19:00.

Mund të ketë tym të bardhë këtë mbrëmje.

 

Po ndodh...