Nafta bie nën 80 dollarë për fuçi

16 Qershor 2026, 17:32 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Nafta bie nën 80 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka zbritur për herë të parë nën pragun e 80 dollarëve për fuçi që prej nisjes së konfliktit që tronditi furnizimet globale të energjisë.

Sipas të dhënave të bursave ndërkombëtare, nafta Brent u tregtua rreth 79.7 dollarë për fuçi, pas rënies së tensioneve në Lindjen e Mesme dhe pritshmërive për normalizimin e qarkullimit në Ngushticën e Hormuzit duke rënë me të paktën 4.12%.

Analistët vlerësojnë se tregjet po reflektojnë një ulje të rrezikut për ndërprerje të furnizimeve, çka ka shtyrë investitorët të shesin pozicionet e krijuara gjatë periudhës së pasigurisë.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se tregu mbetet i ndjeshëm ndaj zhvillimeve gjeopolitike dhe se luhatjet e çmimeve mund të vijojnë edhe në javët e ardhshme.

Po ndodh...

ide