Përballë presionit të protestave, Rama i tregon mediave perëndimore kur do të dorëhiqet

16 Qershor 2026, 17:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Përballë presionit të protestave, Rama i tregon mediave

Edi Rama ka treguar për herë të parë në një intervistë për revistën prestigjoze Vanity Fair se kur e mendon fundin e karrierës së tij politike në krye të qeverisë.

I pyetur për kërkesat e protestuesve që prej javësh po kërkojnë largimin e tij, Rama u shpreh se nuk ka ndërmend të tërhiqet për sa kohë që ndien ende pasion për politikën. Megjithatë, ai zbuloi edhe momentin që do ta konsideronte më të përshtatshëm për të dhënë dorëheqjen.

“Për sa kohë do të ndiej zjarrin e pasionit, do të qëndroj. Nëse Shqipëria do të pranohej vërtet në BE, mbledhja e parë si shtet anëtar do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqjen”, tha Rama.

Në të njëjtën intervistë, kreu i qeverisë shprehu edhe një qëndrim të fortë për mënyrën si duhet të funksionojë Bashkimi Europian, duke deklaruar se mbetet i gatshëm të heqë dorë nga e drejta e vetos për shtetet anëtare.

“Absolutisht. Europa duhet të jetë si një tryezë familjare ku ka hierarki. Nuk flas për kategori të ndryshme qytetarie, por BE-ja nuk mund të funksionojë me konsensus të plotë të të gjithëve”, u shpreh ai.

Rama argumentoi gjithashtu se integrimi i Ballkanit Perëndimor është në interesin e vetë Bashkimit Europian.

“Një studim i fundit i Parlamentit Europian thotë se, në aspekt financiar, ta lësh Ballkanin Perëndimor jashtë është më e kushtueshme sesa ta fusësh brenda”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Deklaratat vijnë në një moment kur qeveria e tij përballet me protesta të përditshme në Tiranë.

Po ndodh...

ide