
Nga tatimi i dakordësuar te falja e borxheve të bizneseve, si do funksionojë “Paqja fiskale”! Ja tri shtyllat kryesore

Në një takim me përfaqësues të bizneseve të sektorit të turizmit në Shëngjin dhe Velipojë, ministrja bëri me dije se kjo nismë synon të mbështesë formalizimin e aktivitetit ekonomik dhe të lehtësojë barrën tatimore për sipërmarrjet që operojnë në vend, duke përfshirë falje detyrimesh, gjobash dhe kamatëvonesash të papaguara deri në 10 vite më parë.
Ministrja tha se një marrëveshje është propozuar për subjektet që operojnë në sektorin e hotelerisë, për shkak të rritjes së ndjeshme të ardhurave nga turizmi, por edhe prezencës së informalitetit në sektor. Në këtë marrëveshje, sipas saj, operatorët bien dakord të deklarojnë zënien e strukturave akomoduese në masën 65% gjatë sezonit të verës dhe 35% gjatë sezonit dimëror.
“Në ditët e para, 600 biznese nënshkruan marrëveshjen me tatimet, ndërsa aktualisht numri ka arritur në mbi 1 mijë. Ata që pranojnë marrëveshjen, përjashtohen nga inspektimet tatimore dhe vendosin vetë shumën e deklaruar bazuar në udhëzimet e administratës tatimore”, – pohoi Ibrahimaj. Ministrja theksoi se në të njëjtën linjë është propozuar të funksionojë edhe “Paqja Fiskale”, që do të shtrihet për të gjitha bizneset në vend, pas marrëveshjes me tatimet dhe përbëhet nga tri komponentë kryesorë.
Për borxhe më të vjetra se 10 vite, do të fshihet detyrimi, interesi dhe kamatëvonesat. Për detyrime nga 5 deri në 10 vite, nëse nga biznesi paguhet 50% e borxhit kryesor, pjesa tjetër fshihet. Për bizneset që nuk mund të paguajnë menjëherë, do të ofrohet mundësia për një marrëveshje 12-mujore dhe përfitimi i faljes deri në 25% të detyrimit. Ndërsa për detyrime nga 1 deri në 5 vite, do të fshihen gjobat dhe kamatëvonesat nëse paguhet detyrimi kryesor.
“Tatimet do të llogarisin fitimin neto mesatar të 3 viteve të fundit të biznesit dhe do ta shumëzojnë me një koeficient që reflekton zhvillimet ekonomike në sektorin përkatës. Tatimi mbi këtë shumë do të jetë 15%. Nëse biznesi deklaron fitim më të lartë se ai i propozuari, do të taksohet me vetëm 5%. Marrëveshja me tatimet për tatimfitimin e dakordësuar do të shmangë kontrollet tatimore”, nënvizoi Ibrahimaj.
Me rishikimin i pasqyrave financiare për 5 vitet e fundit, bizneset mund të përmirësojnë bilancet e tyre duke paguar vetëm 5% të shumës për çdo zë të korrigjuar.
“Rishikimi i bilanceve është një nevojë për pjesën më të madhe të bizneseve që përbën edhe komponentin e dytë të ‘Paqes fiskale’. I japin të drejtë çdo biznesi të rregullojë pasqyrat financiare duke mbyllur një kapitull të shkuar dhe të hapë një të ri për të ardhmen. Për të rishikuar çdo zë të bilanceve biznesi do të paguajë vetëm 5% të detyrimit për çdo zë të rishikuar”.
1. Tatimi i dakordësuar mbi fitimin.
2. Rishikimi i pasqyrave financiare (5 vitet e fundit)
3. Falja e detyrimeve tatimore dhe kamatëvonesave

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128