Bakllasare role me djathë

26 Prill 2025, 08:22 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Bakllasare role me djathë

Bakllasare role me djathë

Përbërësit:

1 pako petë të gatshme
2 vezë
1 gotë kos
1 gotë qumësht
100 ml vaj ose gjalpë i shkrirë
200-300 gr djathë i bardhë (ose i përzier me pak spinaq)
Kripë sipas shijes
Përgatitja:

Në një tas përziejmë djathin e bardhë me një vezë dhe pak kripë (nëse djathi nuk është i kripur). Marrim një petë, e lyejmë me pak vaj, vendosim pak nga mbushja përgjatë njërës anë dhe e rrotullojmë në formë roleje të vogël. Përsëritim këtë me të gjitha petët dhe i vendosim mini-roletë në një tepsi të lyer me vaj ose me letër pjekjeje. Rrahim vezën tjetër me kosin, qumështin dhe pak vaj (ose gjalpë të shkrirë). E hedhim përzierjen mbi roletë duke i lënë të zbuten për 10 minuta. I vendosim në pjekje në furrë të parangrohur në 180-200°C për 30-40 minuta, derisa të marrin një ngjyrë të bukur.