Tragic accident with two children dead in Durrës, driver who was driving drunk appears in court today

2026-05-05 10:48:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tragic accident with two children dead in Durrës, driver who was driving

Nikoll Radaçi, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin fatal me dy fëmijë të vdekur dhe një tjetër të plagosur rëndë, do të dalë sot para gjykatës, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë.
Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e 4 majit në lagjen nr.15 të Durrësit. 3 fëmijë ishin duke luajtur me top në trotuar kur 57-vjeçari në gjendje të dehur, humbi kontrollin e mjetit dhe mori para të miturit, duke lënë të vdekur 2 prej tyre.

2 prej tyre, E. M., 12 vjeç dhe K. N., 10 vjeç ndërruan jetë, ndërsa fëmija tjetër 8 vjeç, arriti të mbijetojë, por me plagë të rënda. Kujtojmë e shoferi ishte raportuar disa herë në polici nga banorët e zonës, ndërsa ishte gjobitur dhe nga Rrugorja për shkelje të rregullave të sigurisë.

Ngjarja në fjalë ka sjellë reagime të opinionit publik, si dhe përplasje të mëdha mes opozitës dhe mazhorancës. Dje në Kuvend u kërkua forcim i Kodit Rrugor.

Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ideas