Politikë Berisha: Arritëm në kilometrin e fundit pasi kemi plagosur bishën për vdekje, më 8 maj të ngrihemi madhërishëm në protestë

2026-05-05 22:51:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Politikë Berisha: Arritëm në kilometrin e fundit pasi kemi

Sali Berisha zhvilloi këtë të martë një takim me banorët e Astirit, ku vijoi me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai akuzoi qeverinë për kapje të institucioneve dhe bashkëpunim me elementë kriminalë, ndërsa deklaroi se qytetarët e Astirit janë simbol i rezistencës dhe frymëzim për të gjithë shqiptarët.

“E shtroi qeverisjen në bashkëpunimin më të ngushtë me bandat më vrastare dhe kartelet e drogës. Shkatërroi procesin zgjedhor dhe i ktheu zgjedhjet në një farsë elektorale. Nuk kanë plaçkitur të gjitha regjimet sa ka plaçkitur kjo qeveri”,- tha Berisha.

“Arritëm në kilometrin e fundit pasi kemi plagosur bishën për vdekje",- tha Berisha.
Ai theksoi se kryeministri është damkosur ndërkombëtarisht për mënyrën e qeverisjes. Sipas tij, raportet ndërkombëtare konfirmojnë akuzat e opozitës ndaj qeverisë.

Në fund, Berisha bëri thirrje për mobilizim qytetar në protestë.

“Më 8 maj të ngrihemi madhërishëm në protestë për dinjitetin dhe të ardhmen e Shqipërisë”,- tha Berisha.

 

Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ideas