"Çun mami, politikan epruvete, pi raki në burg..."/ Gjykata e shpalli të pafajshëm pas padisë së Veliajt, Aulon Kalaja: Fitore për lirinë e fjalës
Pas 17 seancash gjyqësore, kreu i PD në Krujë, Aulon Kalaja është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës në procesin e ngritur ndaj tij nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Padia për shpifje, e cila sipas Kalasë nisi kur Veliaj ndodhej në burg, u rrëzua plotësisht, duke i dhënë fund një beteje të gjatë ligjore.
Në ‘A Krasta Show’, në SYRI TV, Kalaja e cilësoi çështjen si një “padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike”, një taktikë që sipas tij përdoret rëndom në Shqipëri për të frikësuar dhe heshtur gazetarët. Ai shprehu bindjen se padia kishte interes të gjerë publik, pasi prekte thelbin e lirisë së fjalës dhe të drejtën për të kritikuar zyrtarët publikë.
Kalaja theksoi se gjatë gjithë procesit, nuk ishte tërhequr nga asnjë prej deklaratave të tij publike, duke mbrojtur të drejtën e tij për t’i shprehur ato.
Aulon Kalaja: Në fakt e mbajte fjalën, ma kishe dhënë fjalën që në momentin që do përfundojë gjyqi, sido që të shkonte, do të isha i ftuari yt dhe të falënderoj për ftesën. Unë besoj që ka interes publik kjo çështje, sepse nuk është çështja ndaj meje, në fakt, por paditë strategjike që ngrihen ndaj gazetarëve rëndom në Shqipëri dhe kjo ishte një SLAPP case, siç njihet ndryshe në gjuhën juridike, të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku baza ime ka qenë aty në mbrojtjen që kam bërë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili është akoma kryetar i Bashkisë së Tiranës, edhe pse është në burg. Me të thënë të vërtetën, një seancë gjyqësore që nisi në tetor, seanca e parë dhe përfundoi sot pas 17 seancash, siç edhe ju e thatë. Besoj se ka ecur mirë, duke pasur parasysh mënyrën se si shkojnë seancat në Shqipëri, ky gjyq mund të shkojë edhe gjashtë vjet. Por duhet thënë që mbrojtja ime ka qenë e një niveli të lartë profesional. Kam paraqitur rreth 56 prova në gjykatë. Në fakt është hera ime e parë që shprehem publikisht për mbrojtjen që kam bërë edhe për akuzat e drejtpërdrejta që më kanë bërë nga ana e avoketërve të zotit Erjon Veliaj, se për të duhet të kuptojmë diçka, që punojnë një, një lluguni e madhe avoketërish, studio shumë të mëdhaja. Ai ka shumë çështje dhe nuk e di se si ai gjeti kohë nga burgu që të më padiste edhe mua për shpifje, ndërkohë që ka halle të tjera. Nuk e, nuk e kuptova këtë moment domethënë, që ja prisha qetësinë nga burgu.
Nuk jam vetëm unë rasti, por unë korra një fitore sot sigurisht për fjalën e lirë. Gjyqi ka qenë në një moment shumë delikat para disa seancave, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk u paraqit, por paraqitej avokati i tij dhe në një moment të caktuar u tha që edhe mund të pushohet gjykimi. Ndërkohë kam qenë unë ai person që nuk kam pranuar që gjykimi të pushohet, por unë doja të gjykohesha që të merrja pafajësinë. Pra, unë sot jam i pafajshëm për të gjithë deklaratat e mia që kam bërë tek ju, apo në emisione të tjera ku mi kishin mbledhur dhe do të doja të përmendja disa prej tyre, se është hera e parë faktikisht që do i them. Akuzohesha se unë e kisha fyer kryetarin e Bashkisë së Tiranës sikur i kam thënë që ai është një çun mami dhe nuk ka bërë asnjë betejë në jetë, ja kam dhënë çelësat e bashkisë gati, është një politikan e epruvete, ka abuzuar me fondet e shoqërisë civile, akuza tjetër ishte për futjen e rrugës së rakisë në burg, ku ai abuzonte me alkoolin në burg dhe akuza më e rëndë në thonjëza, ku ai pretendonte, ishte çështja e që unë kisha përmendur në media, një dalje të tij me disa foto të famshme, besoj që edhe ju jeni dëshmitarë, ku lëvizja ‘Mjaft’ vishet me ato veshje provokuese domethënë, ku unë kisha përdorur termin shërbime seksuale, jo marrëdhënie seksuale.
Pra, të gjitha këto aludime apo fyerje siç ishin për viktimën akuzuese, në këtë rast Erjon Veliaj, sot morën një përgjigje nga gjykata. Dua t'ju them që vetë prokuroria kërkoi pafajësi për mua dhe edhe gjykata vendosi pafajësi. Pra, unë kam bërë një betejë shumë të fortë ligjore në gjykatë, duke mos tërhequr asnjë nga pretendimet e mia dhe nga deklaratat publike që kam bërë qoftë edhe në studion tuaj, ku i kemi marrë pikë për pikë videot dhe i kemi analizuar në gjykatë pa dijeninë tënde në këtë rast.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128