Të dënuarit për vrasje festë me alkool? Drejtoria e Burgjeve reagon pas deklaratave të Berishës: Ja e vërteta

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar sot pas deklaratave të kreut të PD Sali Berisha, i cili publikoi një video duke pretenduar se ajo ishte filmuar brenda IEVP Fushë-Krujë dhe ku shiheshin shishe alkooli në ambientet e brendshme të institucionit.
Sipas Drejtorisë së Burgjeve përmbajtja është e pavërtetë dhe dashakeqe, pasi ambiente të tilla nuk tolerohen brenda IEVP-ve, raporton A2CNN.
“Lidhur me pretendimin e shpërndarë së fundmi nga z. Sali Berisha për një video të paraqitur si ambient brenda IEVP Fushë-Krujë, sqarojmë se përmbajtja është e pavërtetë dhe dashakeqe. Në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nuk ekzistojnë ambiente të tilla dhe nuk tolerohet, në asnjë rrethanë, prania apo konsumimi i sendeve të ndaluara, përfshirë alkoolin. Pretendime të kësaj natyre synojnë të dezinformojnë opinionin publik dhe të dëmtojnë imazhin e sistemit penitenciar. Gjatë kohëve të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka intensifikuar kontrollet e befasishme dhe masat parandaluese kundër çdo forme paligjshmërie, me rezultate konkrete dhe të verifikueshme. Jemi të ndërgjegjshëm se nuk jemi ende aty ku duam, por vullnetin e kemi të palëkundur. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve inkurajon denoncimin e çdo shkeljeje dhe bashkëpunimin me autoritetet përkatëse, por dënon shpërndarjen e materialeve të rreme, të cilat cenojnë besimin publik dhe përpjekjet institucionale për forcimin e sigurisë dhe respektimin e ligjit në sistemin penitenciar”, thuhet në reagim.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

