Kritikat e Donald Trump, vjen përgjigja e Papa Leonit: Kisha është shprehur kundër të gjitha armëve bërthamore, nëse dikush dëshiron të…

Papa Leo XIV komentoi përsëri fjalët e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili e ka kritikuar për qasjen ndaj armëve bërthamore.
Jashtë rezidencës së tij në Castel Gandolfo, Papa ndaloi me një grup gazetarësh dhe u shpreh: “Misioni i Kishës është të shpallë Ungjillin, të predikojë paqen. Nëse dikush dëshiron të më kritikojë mua për shpalljen e Ungjillit, le ta bëjë këtë me të vërtetën.”
Ai shtoi: “Kisha është shprehur kundër të gjitha armëve bërthamore për vite me radhë, kështu që nuk ka dyshim për këtë”, duke iu përgjigjur pretendimeve të Trump se Papa e konsideron të pranueshme që Irani të zotërojë armë bërthamore, duke rrezikuar të gjithë katolikët.
“Shpresoj thjesht të më dëgjojnë për shkak të vlerës së fjalës së Zotit”, theksoi Leo XIV, duke përsëritur se ai kishte folur qartë që nga momenti i zgjedhjes së tij.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

