FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri dhe…

2026-04-10 20:25:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky

BalkanWeb ka siguruar foton e Artur Çangut, viktimës së ngjarjes të ndodhur pak më parë në Nikël.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Eduart Afmataj.

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Happening now...