“Mos na fajësoni ne…”/ Fëmijët e Nikoll Radaçit flasin pas tragjedisë në Durrës

2026-05-05 15:43:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Mos na fajësoni ne…”/ Fëmijët e Nikoll

Ngjarjen e morëm vesh nga media. U shokuam, sepse bëhej fjalë për jetë njerëzish dhe, mbi të gjitha, për fëmijë të mitur.

I kemi ndjekur detajet dhe prononcimet në media. Ato janë diçka për të cilat çdo njeri ka mendim të ndryshëm. I kuptojmë njerëzit që janë kaq të irrituar, por kjo po ndikon shumë keq edhe te ne si fëmijë, sepse ishte një gabim individual dhe mediat, duke folur më shumë, po na godasin edhe ne si fëmijë.

Ne nuk po mbrojmë aktin, babai ynë do të marrë dënimin e merituar për këtë gabim që ka bërë. Ju lutem na kuptoni, jemi të shkatërruar.

Me babin nuk kemi pasur kontakt tani që është arrestuar.

Po, është e vërtetë që jemi larguar nga shtëpia për arsye sigurie, sepse është një rast i rëndë dhe nuk ishte e sigurt jeta jonë që pas asaj tragjedie që ndodhi, ne të rrinim aty, pasi i kemi shumë afër njerëzit e viktimave.

Mesazhi ynë për ta është: Nga zemra kërkojmë falje. E dimë që asnjë fjalë nuk mund ta zbusë dhimbjen që po kalojnë, por ne ndajmë me ta këtë dhimbje. Jemi njerëz dhe, mbi të gjitha, jemi fëmijë… dhe e kuptojmë sa e rëndë është kjo humbje.

Po, ka pasur raste që ai konsumonte alkool.

Për sa i përket pjesës së shpejtësisë, e kemi marrë si informacion nga policia që i është hequr patenta, por dua të shtoj edhe diçka që është folur shumë: pse ne nuk e kemi ndaluar. Ne i kemi thënë që të ketë kujdes kur të jetë me makinë. Nuk mund të na fajësoni ne si fëmijë, pasi edhe ne punojmë dhe nuk mund të jemi gjatë gjithë kohës në prani të babit për të parë nëse është i alkoolizuar. Në shumë raste jemi munduar t’ia shpjegojmë dhe ta ndalojmë, por nuk mund të ndalojmë dot veprimet e tij, pasi nuk jemi gjithmonë të pranishëm”, shprehen ata.

Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ideas