A do të ketë tjetër kërkesë për arrestimin e Ballukut? Klodiana Lala: Pozita e saj është rënduar. Dëshmitë e njerëzve të afërm ‘e tradhtuan’…

2026-06-04 15:30:35 / POLITIKË ALFA PRESS

A do të ketë tjetër kërkesë për arrestimin e

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë në “News24”, foli për zhvillimet e fundit në vend, ku SPAK njoftoi sekuestrimin e një vile të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku në Dhërmi.

Gjatë  intervistës, gazetarja Lala theksoi se kohët e fundit ishin marrë në pyetje dhe siguruar dëshmi të njerëzve të afërm të Ballukut.

“Prokuroria ka cituar edhe disa emra si Evis Berberi ndër njerëzit më besnikë të Ballukut, ish-shefja e Prokurimeve në atë kohë…Edhe zoti Tare pavarësisht pretendimeve që ka patur, SPAK thotë se kjo vilë ka qenë thjesht e fshehur në emër të zotit Tare, sepse ka qenë si ryshfet. Në atë kohë Balluku ishte në AlbControl… Vila tashmë zyrtarisht është e sekuestruar…Zonja Balluku dhe zoti Tare nuk e pranojnë një gjë të tillë,. Balluku nuk është pyetur, por prokurorët dyshojnë se kanë qenë persona të bashkëlidhur. Pra duke qenë se kohët e fundit ishin marrë në pyetje njerëz shumë afër zonjës Balluku, edhe zonja që ishte marrë me mbarëvajtjen e oborri, një  farë mënyrë e kanë ‘tradhtar’…Ky hetim mbetet i hapur dhe prokuroria thotë që po vijon hetime ne lidhje me persona të tjerë. Për momentin zonjës Balluku duhet t’i komunikohet këto akuza të reja. Nuk kemi ende një konfirmim zyrtar nëse do ketë përsëritje për të arrestuar Ballukut, nga ana tjetër pozita e saj është rënduar ndjeshëm. Rama dhe mazhoranca e refuzoi arrestimin, por tashmë është para dy akuzash të tjera, korrupsion dhe pastrim parash”, tha ajo.

Happening now...

ideas