S’ka pushim për socialistët! Blendi Klosi mbledh në selinë rozë 61 kryetarët e PS-së, diskutime dhe analiza për betejën elektorale të 2027: Do të jemi më të fortë

2026-04-06 18:42:47 / POLITIKË ALFA PRESS

S’ka pushim për socialistët! Blendi Klosi mbledh në

Në kuadër të turit të organizuar nën moton “Punët për Shqipërinë”, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka zhvilluar një takim me kryetarët socialistë të 61 bashkive të vendit në selinë qendrore në Tiranë.

Ky takim vjen në një kohë kur edhe kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama po zhvillon një seri takimesh intensive me drejtues politikë, deputetë, ministra dhe kryetarë bashkish, me synim forcimin e organizimit të strukturave socialiste në të gjithë vendin. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është përgatitja e hershme për fushatën elektorale të vitit të ardhshëm, në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Fokusi i mbledhjes së zhvilluar nga Klosi ishte rienergjizimi i strukturave të partisë dhe angazhimi i tyre në procesin zgjedhor në të gjitha forumet drejtuese. Ky proces synon të konsolidojë organizimin e brendshëm dhe të rrisë efikasitetin e veprimit politik në terren.

Përmes këtij angazhimi në të gjitha nivelet, strukturat socialiste synojnë të dalin më të forta dhe më të përgatitura për të përballuar sfidat elektorale, me objektivin për të siguruar një tjetër fitore bindëse në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

“Selia e PS Me kryetarët e Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit me fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në të gjitha forumet   tona drejtuese.

Nga ky proces në të gjitha strukturat tona dalim edhe më të fortë, gati për një tjetër fitore bindëse në zgjedhjet vendore të vitit 2027”, shkruan Klosi.

Happening now...

ideas