U padit nga Veliaj për shpifje, Aulon Kalaja fiton gjyqin: U shpalla i pafajshëm, donte të më intimidonte pas deklaratës publike

Aulon Kalaja ka fituar ditën e sotme gjyqin kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e kishte paditur për shpifje, pas një deklarate të bërë publikisht.
Kalaja tregon se pas 18 seancash ai u shpall i pafajshëm, ndërsa u shpreh se Veliaj nuk kishte qenë asnjëherë i pranishëm në gjykatë, por ishte përfaqësuar nga avokati i tij.
“Sot fitova gjyqin kundër Veliajt, i cili më kishte paditur për shpifje për një deklaratë që kisha bërë në televizion. Gjyqi ka filluar në tetor, pas 17 seancash u vendos drejtësi nga gjykata. Kryetari i Bashkisë Tiranë më ka çuar në gjykatë që unë të tërhiqem nga deklaratat e mia.
Prokuroria e dëshmoi sot që unë të shpallem i pafajshëm dhe sot jam shumë i lumtur si gazetar dhe si politikan i ri. Kryetari i Bashkisë Tiranë nuk ka qenë i pranishëm në gjyq. Ai më ka paditur mua dhe unë kërkova gjykim. Ai është përfaqësuar nga avokati i tij”, u shpreh Kalaja.
Happening now...
Sali Llapa
ideas
Sali himself, Kadi himself!
Everyone against the murderer, no one against themselves!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
