Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!

3 Qershor 2026, 20:21 / IDE NGA TAULANDA JUPI
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!

Një Shqipëri ku shteti nuk është pronë e politikanëve, por në shërbim të qytetarëve. Një Shqipëri ku respektohet prona private si themel i lirisë ekonomike dhe i dinjitetit njerëzor, ku ligji është i barabartë për të gjithë.

Një Shqipëri ku liria e individit nuk kufizohet nga interesat e partive, ku meritokracia zë vendin e klientelizmit dhe ku demokracia nuk matet me forcën e liderëve, por me forcën e institucioneve.

Beteja jonë është kundër kapjes së shtetit, kundër politikës që mban peng të ardhmen dhe kundër kulturës së papërgjegjshmërisë, pandëshkueshmërisë që ka penguar zhvillimin e vendit.

Sepse një shtet i lirë ndërtohet mbi qytetarë të lirë, mbi pronë të garantuar, institucione të pavarura dhe një demokraci që i shërben njeriut, jo pushtetit. 

Shqipëria meriton më shumë se një rotacion emrash.

Koha po e vërteton çdo ditë, e ardhmja nuk ndërtohet duke ricikluar të shkuarën. Ajo ndërtohet duke e kapërcyer atë.

 

Po ndodh...

ide