
Lexojeni si të ishte shkruar për ju/ Nga Cody Bret, për çdo grua në botë

Në rreshtat e mëposhtëm, do të gjeni zërin e një burri që zgjedh t’u flasë grave me ndjenjë, me mirënjohje, dhe mbi të gjitha...me dashuri
Ka fjalë që nuk duhen vetëm lexuar, por ndjerë me gjithë shpirtin. Ka mesazhe që janë më shumë se shkrim – janë një përqafim për atë që po përpiqet të qëndrojë në këmbë në mes të dhimbjes, lodhjes dhe heshtjes.
Teksti që vijon është një homazh për gruan – për çdo grua që përballon stuhi të padukshme, që jep gjithçka pa pritur shumë në këmbim, që hesht, duron dhe shpreson.
Është një akt njohjeje dhe respekti për ato që shpesh kalojnë pa u parë, por që janë shtylla të një bote më të ndjeshme, më njerëzore.
Lexojeni si të ishte shkruar për ju. Sepse është.
Nga Cody Bret, për çdo grua në botë
Kjo është për gruan që po shërohet nga trauma për të cilën askush nuk kërkoi ndjesë.
Kjo është për gruan që u pushua nga puna sepse kishte vonuar për herë të tretë këtë muaj – sepse kishte ditë pa gjumë duke qëndruar zgjuar pranë fëmijës së saj të sëmurë.
Kjo është për nënën beqare që nuk e di si do t’i blejë rroba dimërore fëmijës së saj, sepse babai i tij u largua sapo mësoi se ajo ishte shtatzënë.
Kjo është për gruan që ka përjetuar disa aborte dhe ka vite që përpiqet pa sukses, por gjithsesi merr pjesë në të gjitha festat për bebet e shoqeve të saj.
Kjo është për gruan që përballet me sy të gjykueshëm mbi të dhe fëmijët e saj, teksa kalon kartën e ndihmës sociale në arkën e supermarketit.
Kjo është për gruan që hap derën për të dëgjuar lajmin se bashkëshorti i saj është vrarë jashtë vendit, tre javë para se të kthehej në shtëpi.
Kjo është për gruan që jep çdo ditë për familjen e saj dhe ka nevojë vetëm për pak pushim nga realiteti.
Kjo është për gruan që vendos buzëqeshje çdo ditë përpara të panjohurve, por sapo bie në shtrat, fle mbi një pellg me lotët e saj.
Kjo është për gruan që dëgjoi thashethemet për veten në kishë të dielën e kaluar.
Kjo është për gruan që ndëshkohet nga partneri i saj për gabimet që të tjerët para tij kanë bërë.
Kjo është për gruan që gjenetikisht nuk ka për të mundur kurrë të duket si ato nëpër revista.
Kjo është për gruan që përjeton një marrëdhënie të thyer pas tjetrës, sepse nuk kishte një baba që t’i mësonte ç’është dashuria e vërtetë.
Kjo është për gruan që rrit një vajzë pa baba dhe lutet që historia të mos përsëritet.
Kjo është për gruan që çdo natë bie në gjumë duke u pyetur nëse ka ende rëndësi.
Dua të të them diçka...
Gjithçka që bën çdo ditë nuk kalon pa u vënë re, dhe unë të respektoj e të admiroj për atë që je në të vërtetë.
Zemra jote është pa diskutim e bukur dhe shpirti yt ka thellësinë e oqeanit, duke mbartur aq shumë magji, sa cilido do të ishte me fat të përjetonte një mrekulli kaq të rrallë si personi që po lexon këtë tani.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128