“Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE”, Rama ironizon PD: Rezoluta, fletë-rrufe e Kënetës Madhështore

30 Prill 2025, 20:36 / POLITIKË ALFA PRESS

“Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE”, Rama ironizon

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike, në kongresin e PPE në Valencia, duke e konsideruar atë si një fletë rrufe.

Me anë të një postimi në platformën sociale X, Rama thotë se “alibia e humbjes së PD ka nisur në gjirin e PPE”.

Sipas kryeministrit teksti i rezolutës “tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit”

“Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve.

Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit”, shkruan Rama.