“Më kanë mërzitur shumë”/ Robert Ndrenika flet për sulmet pas takimit me Erion Veliajn: S’kam blerë kurrë shtëpi

11 Maj 2026, 21:54 / JETË ALFA PRESS
“Më kanë mërzitur shumë”/ Robert Ndrenika flet

Aktori i njohur Robert Ndrenika ka reaguar për “Top Story” pas reagimeve që ngjalli takimi i tij me Erion Veliajn në sallën e gjyqit.

Ndrenika tha se pas takimit me Veliajn në gjykatë është përballur me komente negative.

Ai u shpreh se kolegët nuk e kanë sulmuar dhe se prej tyre ka marrë reagime pozitive.

Aktori theksoi se nuk mund të shprehet me bindje për pafajësinë e Veliajt, por shtoi se e njeh atë prej vitesh dhe ka krijuar një perceptim pozitiv për figurën e tij.

Gjithashtu, Ndrenika hodhi poshtë pretendimet se ka përfituar favore apo pasuri nga kryebashkiaku i Tiranës.

“Sulmet pas takimit me Erion Veliajn? Disa më flasin keq dhe nga ana familjare. Çfarë të them unë? Më kanë mërzitur shumë. Kolegët nuk më kanë sulmuar. Mirë më thonë. Nuk di të them se është i pafajshëm, por e njoh si njeri që të vogël. Nuk mund të them me bindje për pafajësi.

Disa më thonë se kam përfituar. Më thonë se më ka dhënë shtëpi. Unë në jetën time nuk kam blerë shtëpi, sepse kam trashëguar shtëpinë e babit. E kam atë tokë që nga koha e mbretit Ahmet Zog”, tha ai.

Po ndodh...

ide