Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga diktatori i kushtoi humbjen e Nobelit

Me ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave shqip, Ismail Kadare edhe dimensionet e veprës së tij mund të cilësohen të mbyllura dhe tashmë ka ardhur koha e analizës. Pikërisht me këtë ide ka ardhur në Universitetin e Shkodrës studiuesi dhe pedagogu francez, Jean-Paul Champseix, i cili e ka njohur si Shqipërinë e viteve të komunizmit ashtu edhe veprën e Kadaresë.
Mbijetesa e shkrimtarit në regjimin komunist për studiuesin francez mbete një nga pikëpyetjet më të mëdha që shoqëron figurën e shkrimtarit.
Edhe pse Kadare sipas studiuesit ka patur kritika nga sistemi për veprat e tij, ai nuk ka pësuar fatin e shkrimtarëve të tjerë. Dhe për këtë i referohet “Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Pashallarët e kuq”, që i kushtoi largimin nga Tirana si formë persekutimi të Kadaresë. Por sërish arriti të mbijetojë. Madje sipas studiuesit francez, flitet gjithashtu se Enver Hoxha e ka mbrojtur Kadarenë.
“Në Paris kur e kam takuar e kam pyetur Kadarenë përse Enver Hoxha ju ka mbrojtur dhe më është përgjigjur se nuk e di”, është shprehur studiuesi francez.
Sipas tij, pikërisht këto pikëpyetje dhe natyrisht një xhelozi e vetë shqiptarëve duket se i kanë kushtuar edhe mungesën e çmimit Nobel. Sinkron Jean-Paul Champseix, studiues francez
“Çmimi Nobel është ai që i ka munguar Kadaresë. Pra ishte statuti i tij si shkrimtar relativisht i lirë në një vend shumë të mbyllur komunist, më i egri në planet dhe si mund t’i shpjegohej një gjë e tillë Akademisë së Suedisë. Ndoshta mund të duket pak e pranueshme por Akademia Suedeze mbase nuk ka dashur që të marrë një risk që të kurorëzojë një shkrimtar i cili mund të kishte qenë bashkëpunëtor i regjimit komunist. Ka shumë shqiptarë që i kanë shkruar Akademisë së Suedisë kundër Kadaresë që ia mos ta merrte atë çmim. Ka një dosje të madhe atje dhe ishte e vështirë për të sepse ishte te lista e të nominuarve. Ka patur shumë polemikë dhe kishte shumë që ishin xheloz ndaj tij me pyetje se përse ai nuk kishte pësuar persekutime si shkrimtarët e tjerë të cilët kishin përfunduar edhe në burg. Besoj që xhelozia ishte mjaft e rëndësishme në atë periudhë”, shprehet studiuesi Jean-Paul Champseix.
Për Jean-Paul Champseix, pavarësisht polemikave politike, Kadare mbetet mishërimi i Shqipërisë në Europë, një autor që e ndërtoi veprën e tij duke sakrifikuar qetësinë personale për hir të zanatit të shkrimtarit.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128