Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025 në Kosovë.
Vendimi i PZAP-së u publikua sot, pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, partia më e madhe që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, e cila ishte përjashtuar nga gara më 2 dhjetor me vendim të KQZ-së.
Në arsyetimin e saj, PZAP-ja thekson se vendimi i KQZ-së ka qenë i paligjshëm dhe jokushtetues, duke shkelur disa nene të Kushtetutës dhe Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
“Vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me nenet 31 dhe 45 të Kushtetutës, si dhe me nenet 16, 17, 26, 27 dhe 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Urdhërohet KQZ-ja ta konfirmojë subjektin politik Lista Serbe në përputhje me ligjin,” – thuhet në dokumentin zyrtar të PZAP-së.
Ky është rasti i tretë radhazi ku PZAP i jep të drejtë Listës Serbe pas refuzimit të certifikimit nga KQZ-ja. Situata e ngjashme kishte ndodhur edhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe atyre lokale të 12 tetorit, ku PZAP ndërhyri duke lejuar pjesëmarrjen e këtij subjekti politik.
Në mbledhjen e së martës, dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe, ndërsa kryesuesi Kreshnik Radoniqi dhe anëtarja serbe e KQZ-së kishin votuar pro. Shtatë anëtarët e tjerë zgjodhën të abstenonin, duke lënë në fuqi refuzimin – deri në ndërhyrjen e sotme të PZAP-së.
Me këtë vendim, Lista Serbe do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, që konsiderohen kyçe për përfaqësimin politik të komuniteteve në veri të Kosovës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
