Djali i heroit të Kosovës gjobitet nga policia pse vendosi stemën e UÇK-së në targa

Djali i Heroit të Kosovës, Nijazi Azemi, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke u shprehur se është ndaluar dhe gjobitur nga policia për shkak të vendosjes së simbolit të UÇK-së në targat e automjetit.
Sipas reagimit të tij, ai dhe Fisnik Bislimi, djali i Heroit Rexhep Bislimi, janë ndaluar nga autoritetet dhe janë gjobitur për simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai pretendon se gjatë procedurës kanë kërkuar që në procesverbal të shkruhej arsyeja e saktë e ndalimit “për simbolin e UÇK-së” por sipas tij, policia nuk e ka përfshirë këtë në dokumentacion.
“Më e turpshmja? Kërkuam që në gjobë të shkruhej e vërteta: ‘u ndaluan për simbolin UÇK’. Por nuk patën guxim ta shkruajnë”, thuhet në reagim.
Ai shton se simboli i UÇK-së ka kaluar pa problem në vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Malin e Zi dhe Greqinë, duke argumentuar se ai nuk mbulon asnjë simbol shtetëror apo zyrtar.
“Vetëm në Kosovë, shtetin e dalë nga gjaku i baballarëve tanë, trajtohet si faj”, shprehet ai.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128