Barcelona e papërmbajtshme në merkato, pas anglezit siguron edhe portugezin që kërkonte e gjithë Europa

28 Maj 2026, 19:41 / SPORT ALFA PRESS

Barcelona e papërmbajtshme në merkato, pas anglezit siguron edhe

Barcelona po bën lëvizje befasuese që në startin e merkatos së verës, duke siguruar firmat e lojtarëve të rëndësishëm që pritet ta kthejnë ekipin katalanas në një prej më të fortëve në qarkullim.

Teksa pritet firma me Entoni Gordon të Njukasëll, i cili ka udhëtuar drejt Spanjës për të kryer vizitat mjekësore, katalanasit kanë mundur konkurrencën duke bindur edhe Bernardo Silva, të larguar nga Mançester Siti.

Portugezi ishte në negociata me Juventusin, por pastaj dukej se do të përfundonte tek Atletiko Madrid, meqë skuadra italiane nuk siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Por mediat spanjolle bëjnë të ditur se ndërhyrja e Deko e ka bindur t’i bashkohet projektit nën urdhrat e Hansi Flik.

Kështu, portugezi pritet të transferohet me parametër zero te Barcelona dhe të bëhet pjesë e rreshtimit të skuadrës katalanase, që ka siguruar një nga emrat më të rëndësishëm që ishin të lirë në qarkullim gjatë merkatos së verës. /Panorama Sport

Po ndodh...

ide