Kosovë/ Ekipi i FSK-së shkon në Gaza për të inspektuar zonën ku do të veprojë
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka dërguar një ekip në Gaza me qëllim realizimin e rikonicionit të zonës ku pritet të operojnë trupat e saj në kuadër të një misioni paqeruajtës ndërkombëtar.
Sipas FSK-së, komandanti i saj, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka autorizuar këtë vizitë për të bërë vlerësimin paraprak dhe për të koordinuar aktivitetet e dislokimit të kontingjentit të FSK-së në kuadër të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza.
“Gjatë kësaj vizite ekipi do të bëjë vlerësimin paraprak dhe koordinimin e aktivititeteve të dislokimit për kontigjentin e FSK-së, që do të operojë në kuadër të misionit paqeruajtës të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka zhvilluar një sërë takimesh dhe diskutimesh me autoritete nacionale për administrimin e Gazës dhe ekipet përkatëse, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), e cila operon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së. Gjatë këtyre takimeve është diskutuar rreth procesit të integrimit të kontingjentit të FSK-së, zhvillimit të operacioneve të përbashkëta, si dhe koordinimit të mbështetjes logjistike”, thuhet në komunikatë.
FSK thekson se mbetet e përkushtuar për të kontribuar në paqe dhe stabilitet global, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vepruar sipas standardeve ndërkombëtare të misioneve paqeruajtëse.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128