
Refuzimi i LDK, Vetëvendosje pa alternativa, zgjedhjet janë zgjidhje?

Refuzimi i Lidhjes Demokratike për një koalicion me Vetëvendosjen pritet të pasojë me refuzimin e partisë së Albin Kurtit për propozimin e Lumir Abdixhikut për një qeveri teknike.
Shenjat e para tashmë janë shpërfaqur në rrjete sociale, ndërsa njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë e konsiderojnë se mungesa e një marrëveshje është një mundësi e humbur që vendi të kishte një Qeveri stabile.
“Kolaicioni VV-LDK? E qëndrueshme për të përballuar sfidat e zgjedhjes së presidentes, edhe sfidat që mund të vijnë nga jashtë nga bashkësia ndërkombëtare, shantazhe, kërkesa e të tjera por edhe në zgjidhjen e problemeve të brendshme”, tha Mazllum Baraliu, profesor.
Vetëvendosje tashmë do të përpiqet t’ia faturojë LDK-së dështimin për krijimin e institucioneve të reja.
“LDK mban një pjesë të madhe të përgjegjësisë për situatën në të cilën gjendemi sepse fakti që është ofruar mundësia e koalicionit në mënyrë automatike do të mund të prezantohet nga Lëvizja Vetëvendosje si një mungesë totale e vullentit politik për të zhbllokuar situatën”, u shpreh profesori Dorajet Imeri, shkruan A2 CNN.
Vetëvendosje përjashtoi Partinë Demokratike si një partner koalicioni, ndërsa LDK nuk dëshiron.
Mundësitë tashmë janë të kufizuara. Opsion mbetet vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me pesë deputetët e saj që Kurti nuk e ka ftuar në asnjë takim për shkak të qëndrimit të Ramush Haradinajt se janë për një qeveri me partitë opozitare.
Vetëvendosje ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me Listën Serbe. Në këto kushte dhe me refuzimin e idesë për Qeveri teknike, palët do të mund të ulen vetëm për dakordim për zgjedhje.
“Nëse takohen mes vete e do të duhej domosdoshëmrisht të takohen që të merren vesh për një shumicë, fillimisht të kalohet konstituimi i Kuvendit dhe mandej ta bëjnë një shumicë parlamentare prej dy të tretave për tu vetëshpërnda, ose për tu shpërbë parlamenti se pa këto kushte që po themi nuk mund të ketë as shkuarje në zgjedhje të parakohshme e të jashtëzakonshme”, tha Baraliu.
Nga zgjedhjet e fundit, Vetëvendosje mori 48 deputetë, PDK 24, LDK 20 ndërsa AAK 5 dhe Nisma 3. Pjesa tjetër është shpërndarë për minoritetet.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128