Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Salianjit

30 Mars 2026, 21:12 / POLITIKË ALFA PRESS
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, i bën thirrje Sali Berishës dhe Flamur Nokës që faktojnë publikisht akuzat e tyre drejtuar Ervin Salianjit, për bashkëpunim me eksponentë të krimit, në organizimin e Foltoreve të tij me strukturat e PD-së në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Çdo lloj retorike, konflikti brenda së djathtës, dëmton të djathtën. Unë personalisht këtë qëndrim kam mbajtur. Nëse Salianji është i lidhur me krimin, Partia Demokratike duhet të distanctohet prej tij. Unë nuk kam asnjë lihje me krimin, votuesit e PD nuk kanë asnjë lidhje me krimin, por ai që e thotë këtë gjë duhet të paraqesë provat dhe të marrë masa. E njëjta gjë dhe për Salianjin. Ato që thotë për kryetarin e PD-së, të paraqesë provat. Ne nuk jemi në kushtet për zhvillimin e një debati të tillë”,- tha Hoxha në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv.

 

Sa i përket përplasjeve të Elisa Spiropalit me kryeministrin dhe kryesocialistin Edi Rama, Hoxha thotë se ish-ministrja tashmë është përballë 2 zgjedhjeve të vështira: Ose të tërhiqet nga antagonizimi i saj, ose të denoncojë, sipas funksionarit të PD-së, korrupsionin brenda PS-së dhe qeverisjes socialiste.

“Spiropali nxorri një mesazh publik për zotin Rama. Ju kujtohet statusi “hijet që mbesin pas”. Kemi të bëjmë me një film, ku protagoniste ishte Matilda Makoçi dhe e thënë shkurt, se kjo ka kontekst mbrapa, drama ishte mes njeriut që do zgjidhte dashurinë apo do zgjidhte antikorrupsionin, integritetin. Ai zgjodhi antikorrupsionin, integritetin, dhe la Matildën, personazhin kryesor. Ky ishte mesazhi të cilin me mençuri zonja Spiropali i dha publikisht qeverisë. Elisa ka hyrë një fazë të vështirë politike. E di ku e kuptova? Kur u bë mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, të gjithë deputetët kishin nxjerrë foto. E vetmja që kishte harruar fotografi i zyrës së shtypit të PS, që ta kapte në foto, ishte Elisa Spiropali. Kjo tregon ndarjen përfundimtare. E bëjnë zyrat e shtypit të partive, per persona të cilët në momente të caktuara i ka inat kryetari i partisë”, tha Hoxha.

 

Po ndodh...

ide